Fileto pule me pure patate
1. Qërojmë 3 patate.
2. I presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në tenxhere me ujë e pak kripë për të zierë.
3. Nderkohë presim pulën në feta të holla
4. E skuqim në tigan me pak kripë e vaj ulliri sa të marrë ngjyrë të florinjtë.
5. E shuajmë me verë e një kokërr limon të shtrydhur
6. Marrim pak lekurë limoni e presim hollë dhe e shtojmë brenda
7. Në momentin që lëngu nga tigani reduktohet i shtojmë pak gjalp që të përftojmë salcën
8. Kur patatet të jenë zierë i kullojmë dhe i vendosim në një enë siç janë të nxehta
9. Duke i shtypur me tel kuzhine shtojmë qumësht të ngrohtë, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz të grirë, grana padano.
10. Shërbejmë në një pjatë, në njërën anë puren dhe në tjetrën pulën.